Gjumi si një aleat vërtetë shumë i mirë i bukurisë dhe joshjes

Gjumi si një aleat vërtetë shumë i mirë i bukurisë dhe joshjes

Shkenca ka konfirmuar mitin e gjumit për bukurinë se kush fle pak, është më pak tërheqës. Zbulimin e ka bërë një studio kërkimi e Universitetit të Stokholmit, e publikuar në Royal Society Open Science’Journal.

Në studim janë përfshirë 25 vullnetarë, të cilët kanë pranuar të fotografohen pasi kanë fjetur normalisht 2 netë dhe më pas, pasi kanë fjetur vetëm 4 orë në dy ditë radhazi.

Në këtë pikë 122 personave të tjerë u është kërkuar të shohin fotot dhe të jepnin një votë për protagonistët, duke u bazuar tek bukuria e tyre, por edhe tek shëndeti.

Dhe përgjigjies së pyetjes se kush nga personat duket më mirë në foto ata i janë përgjigjur. ‘Modelët’ të cilët ishin më pak tërheqës ishin të gjithë ata që nuk kishin fjetur mirë, ose kishin bërë pak orë gjumë.

‘Këto rezultate tregojnë që mungesa e gjumit e reflektuar edhe në fytyrë të bën të dukesh më pak tërheqës se ata që bëjnë një gjumë të qetë’, ka treguar Tina Sundelin.

Gjumi ndikon edhe në përmirësimin e raporteve shoqërore./21Media