Princi Harry dhe Meghan me dasmë mbretërore

Princi Harry dhe Meghan me dasmë mbretërore

Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle këtë të shtunë mori vëmendjen e gjithë botës.

Ceremonia martesore e çiftit mbretëror u realizua në Londër me kujdes dhe perfeksion për çdo detaj.

Organizimi një dasme të tillë sigurisht që kërkon shpenzime milionëshe.

Por, kush e paguan martesën Meghan Markle dhe Prince Harry?

Sigurinë për martesën mbretërore e ka paguar qeveria, Markle shpenzoi për blerjen e fustanit të saj, ndërsa familja mbretërore ka paguar për të gjitha shpenzimet e tjera të dasmës, transmeton rtv21.tv.

Para dasmës, flitej se veshja e Meghan do të kushtonte më pak se e Dukeshë së Kembrixhit, pasi ajo nuk do të donte të errësonte kunatën e saj.

Në atë kohë, fustani i Kate u vlerësua rreth 250,000 funte dhe rezulton se fustani i nusërisë së Meghan ndoshta kushton më pak, por jo shumë.

Megjithëse fustani i saj ishte i thjeshtë, pa zbukurime apo dantella dhe pëlhura do të thotë se mund të ketë kushtuar rreth 200,000 funte.

CNBS ka vlerësuar se çmimi i përgjithshëm i dasmës së Princit Harry dhe Meghan ka kushtuar 42.8 milionë dollarë, ku 94% e buxhetit ka shkruar për siguri./21Media