Shifra marramendëse e trofeut të lakmueshëm

Shifra marramendëse e trofeut të lakmueshëm

Spanja – Në rast se Spanja do të fitojë Kupën e Botës 2018, secili prej futbollistëve iberik do të marrë 825 mijë euro neto në formën e shpërblimit, aspak keq. Por nuk ka vetëm shpërblime, Federata Spanjolle e Futbollit do të aplikojë edhe “gjobat”.

Nëse Spanja nuk shkon as në çerekfinale nuk do të marrë asnjë parà në formën e dietave. Sergio Ramos ka nënshkruar këtë marrëveshje në emër të shokëve të skuadrës.

Gjermania – Ndërkohë, secili prej futbollistëve të Gjermanisë do të marrë 350 mijë euro për kokë, nëse gjermanët shpallen kampionë të botës.

Brazili – Brazili, që pavarësisht nga dështimi i katër viteve më parë konsiderohet si favorit, do t’i jap secilit prej lojtarëve 800 mijë euro nëse triumfojnë në Rusi, pak a shumë një shpërblim të ngjashëm me atë të Spanjës.

Franca – Po Franca? 150 mijë euro për kokë në rast se arrihet gjysmëfinalja, 280 mijë për finalen dhe 500 mijë për trofeun.

Por,  shifra kryesore është kjo, skuadra që fiton Kupën e Botës do të marrë 791 milionë dollarë nga FIFA.