Emër i madh i skenës muzikore

Emër i madh i skenës muzikore

Ai është një ndër emrat më të pëlqyer muzikor, i cili këndon qe rreth katër dekada më parë. Ai shquhet për zërin dhe paraqitjet mbresëlënëse, me të cilat ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave, shkruan rtv21.tv

Bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur nga Peja, Ramadan Krasniqi-Danin, i cili është i pëlqyer kudo në trojet shqiptare.

Në çdo paraqitje, Danin e shihni të rregulluar deri në detaje. 60 vjeçari nga qyteti i bukur i Pejës, në një fotografi të hedhur në internet shihet se kujdes të veçantë i ka kushtuar gjithnjë pamjes.

Nga imazhi e bërë mbi 20 vjet më parë këngëtari shihet se nuk ka pësuar ndryshime të mëdha në dukje.

Këngëtari i mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani dje në emisionin e përjavshëm të RTV21 “1 Kafe prej Shpisë” u shpreh se ka përvojë më shumë se krejt këngëtarët tjerë. “Definitivisht jam ma i vjetri prej krejt këngëtarëve, tash nashta ma n’zajnë për të madhe, thonë qe ky po shet mend e po lavdohet, po është e vërtetë. Unë jam këngëtari i parë që ia kom nisë me këndu lokaleve kur i kom pasë 14 vjet e gjysmë, do me thanë 37 vjet i kom kalu me 31 dhjetor. Kom eksperiencë më tepër se krejt këngëtarët”, tha Dani, duke shtuar që ka eksperiencë më tepër se krejt këngëtarët.

Projekti i fundit i Danit është bashkëpunimi me Faton Isufin “Shko”, i publikuar para pesë ditësh./21Media