Fakte mbi ëmbëlsirën e popullarizuar hallvën

Fakte mbi ëmbëlsirën e popullarizuar hallvën

Fakte mbi ëmbëlsirën e popullarizuar hallvë Hallvë është një prej ëmbëlsirave më të popullarizuara edhe në vendin tonë. Ajo gatuhet për raste të ndryshme, veçanërisht për Netët e Mëdha të fesë islame, por edhe për raste mortore, shkruan rtv21.tv

Po ashtu në popull dihet se hallvë bëjmë edhe kur një person i caktuar i shpëton ndonjë fatkeqësie. Mirëpo a e keni ditur se nga e ka origjinën kjo ëmbëlsirë?

Fjala Hallvë apo “helva”, rrjedh nga gjuha arabe që do të thotë “i/e ëmbël”. Megjithatë kjo nuk do të thotë se edhe origjina e ëmbëlsirës është nga Arabia.
Deri në shekullin e 18-të në Perandorinë Osmane të gjitha ëmbëlsirat quheshin helvas. Pra hallvë për herë të parë është përgatitur në Perandorinë Osmane. Ëmbëlsira gatuhet nga të gjitha shtresat e popullsisë

Irene Melikoff, në një ndër artikujt e saj mbi “Ceremoninë (Festën) e Hallvës” tregon se “Festat e Hallvës” e humbën natyrën e tyre festive gjatë kohërave deri në shekullin e 17-të, duke u kthyer si shoqërues ushqimor në tavolinat e shtruara për djemtë pasanikë qytetarë gjatë argëtimeve rreth sofrave mondane në periudhën e dimrit. Në ditët e sotme, hallva ka marrë një kuptim tjetër.

Ajo gatuhet në kujtim të shpirtrave të vdekur dhe detyrimisht duhet shpërndarë në vëllazëri, fqinj dhe miq./21Media