Sonte në “Clcik” u diskutua për efektet e taksës

Sonte në “Clcik” u diskutua për efektet e taksës

Në nëntor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës, ka vendosur taksë 100% ndaj mallrave të Serbisë që importohen në Kosovë.

Qysh nga ajo kohë ky vendim ka ngjallur shumë reagime, ka pasur kërkesa nga bashkësia ndërkombëtare që të hiqet, por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur se një gjë e tillë nuk do të ndodh deri sa Serbia ta njeh Kosovën.

Në anën tjetër Serbia procesin e Dialogut e ka kushtëzuar me heqjen e taksës.

Sonte në emisionin “Click” në RTV 21 u diskutua për efektet e taksës.

Por, a e ka rritur taksa kontrabandën?

Këshilltari i kryeministrit, Erolld Belegu, ka garantuar se një gjë e tillë nuk është duke ndodhur.

“Në shumicën e marketeve që punojnë në tregun modern (në Kosovë) nuk ka kontrabandë, kontrabandë ka pas gjithë edhe gjithë ka me pasë, por nuk ka kontrabandë në nivelin të cilin është duke u përmend që kjo taksa e ka inciu rritjen e kontrabandës, nuk është e vërtetë se nuk qëndron”, ka thënë ndër tjerash Belegu./21Media