Kimi ia huq me photoshop!

Kimi ia huq me photoshop!

Ajo është njëra ndër fytyrat publike që njihet për përdorimin e tepërt të filterave. Pasi publikoi një fotografi promovuese për aromën e re me motrën e saj, Kylie Jenner, të hënën, fansat ia drejtuan asaj me kritika se ka përdorur shumë filtera, e këtë e dëshmon fotografia e fundit, ku duket si t’i kishte gjashtë gishta.

Fansat bënë shaka me të: “Ju i keni gjashtë gishta?”

Në fotografi, 22-vjeçarja, Kylie Jenner dhe 38-vjeçarja, Kim Kardashian, shfaqen me veshje të njejtë, që zbulojnë njërën këmbë.

Ato duken si binjake, me flokë të gjata të valëzuara dhe linja perfekte trupore.

Por, këmba e Kimit rrëmbeu vëmendjen e fansave. Njëra këmbë e saj ishte ekspozuar dhe për shkak të photoshop-it dukej si të kishte një gisht më shumë.

Kimi rrallë ju përgjigjet kritikuesve për photoshop./21Media