Ido po e ndjek rrugën e babait

Ido po e ndjek rrugën e babait

Këngët e tij thuajse të gjitha janë shëndëruar në hite dhe këndohen nga këngëtarët tjerë në Turqi. Bëhet fjalë për ikonën e muzikës turke, Ibrahim Tatlıses i cili për shkak të problemve shëndetsore është larguar nga skena.

Por, talentin e tij për muzikë e ka përcjell te djali i tij, Ido i cili është 27 vjeçar, shkruan rtv21.tv

Me zërin e tij të veçantë, Ido ka mbledhur një numër të madh të fansave në Turqi, ani pse në fillim ai i njohur u bë më shumë si djali i Ibrahim Tatlisesit.

Ido me muzikë filloi të merret që në moshë të re dhe deri tani numëron një numër të madh të projekteve. Në një intervistë në njërin prej emisioneve në Turqi, Ido ka thënë se së shpjeti do t’i ripërpunoj disa këngë të babit të tij.

”Olmadı” titullohet kënga e fundit e Idos të cilën e solli në muajin gusht dhe deri tani kënga ka mbledhur mbi 10 milionë klikime në Youtube.

Më poshtë mund t’i gjeni disa prej projekteve të Idos. /21Media