Ju sjellim disa metoda se si ta përdorni kafenë edhe për qëllime tjera

Ju sjellim disa metoda se si ta përdorni kafenë edhe për qëllime tjera

Miliona njerëz në botë preferojnë kafenë para pijeve tjera. Në të vërtetë ka shumë zgjidhje, espresso me ose pa qumësht, të nxehtë, apo akull. Por, impresionues është fakti që kafenë mund ta përdorni edhe për gjëra të tjera. Dhe disa nga to nuk kanë fare lidhje me gatimin.

1.Deodorant i duarve

Kush mund t’i rezistojë aromës së kafesë së freskët? Kështu që pse nuk e përdorni si deodorant? Përdorni kafenë për ta larguar aromën e pakëndshme të hudhrave apo qepës – pastroni duart tërësisht me të dhe pastaj shpërlani me ujë. Kështu, duart e juaja do ta kenë aromën e kafesë, transmeton rtv21.tv

2.Maskë për fytyrë

Pavarësisht aromës së mrekullueshme dhe shijes së mprehtë, kafeja ka një numër benifitesh për lëkurën. Kafeja largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe siguron efektet kundër-rudhave falë përbërësve antioksidantë. Kjo bën që kafeja e pjekur të jetë një nga produktet më të mira për lëkurën tuaj, andaj dhe mund ta përdorni në çdo maskë për fytyrë.

Ju sjellim një maskë nga to:

Shtoni një lugë sodë buke në kafe të pjekur (mjaftueshëm për ta mbuluar fytyrën),

ngadalë përzieni përbërësit,

aplikojeni në fytyrë,

lëreni maskën për 20 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ngrohtë. Aplikojeni kremin hidratues pas procedurës. Ju do t’i shihni rezultatet.

Kjo maskë ka efekt edhe për shkak të të mirave që sjellë soda e bukës, që pastron lëkurën e yndyrshme.

3.Sjellë freski në frigorifer

Ju ka ndodhur ndonjëherë në jetë, së paku një herë, që posa e keni hapur frigoriferin dhe kundërmon aromë e keqe. Aromat e forta nga peshku dhe ushqimet pikante janë të padurueshme. Dhe ja si ta zgjidhni problemin: Kafeja lufton aromat e padëshirueshme në frigorifer, sikurse largon aromën e keqe në duar. Vendoseni kafenë e mbetur në një filxhan në frigorifer. Kafeja do të absorbojë aromën e keqe dhe problemi u zgjidh, përcjell rtv21.tv

4.Kujdesi ndaj flokëve

Kafeja ka përdorim të gjerë. Mund ta përdorni në lëkurën tuaj, po ashtu edhe për flokët tuaja. Përveç se i bën flokët tuaja të shkëlqejnë, kafeina po ashtu është ilaç i madh për të parandaluar rënien e flokëve dhe stimulon rritjen e flokëve, i bën ato të buta dhe i ushqen flokët.

Për ta përdorur kafenë si produkt për flokë, ndiqni këta hapa:

Përgatitni pak kafe – masa duhet të jetë e mjaftueshme sa t’ua mbulojë flokët,

lëreni të ftohet dhe pastaj aplikojeni në flokët tuaja, bëni masazh kokës,

lëreni për 20 minuta dhe pastaj shpërlani kokën,

ju mund ta përdorni këtë maskë një herë në javë.

5.Kujdes ndaj mobilieve

Kafeja është shumë e dobishme për t’i bërë mobiliet e drurit të pastra dhe me shkëlqim.

Si ta arrini këtë:

Në vend se ta hudhni kafenë e pjekur, lëreni të ftohet, dhe me një leckë pastroni sipërfaqen e mobilieve. Jo vetëm që do t’i bëjë ato të shkëlqejnë, por edhe do të sjellin aromë freskie në shtëpinë tuaj.

6.Për gatim

Nëse ju pëlqen kafeja si pije, po ashtu do ta pëlqeni edhe si përbërës në gatimet e juaja. Mbase i keni provuar disa receta me kafe, por nëse nuk i keni përdorur, ja disa ide për ju:

Mund ta përdorni kafenë si dekorim për torte ose deserte tjera, mund ta përdorni si glazurë, po ashtu mund ta përdorni për ëmbëlsira dhe biskota./21Media