"Alo" përshëndetja e parë në telefon

 “Alo” përshëndetja e parë në telefon

Në çdo telefonatë mund të themi se të gjithë njerëzit përgjigjen me “Alo”. A e keni ditur se kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Thomas Edison, në fund të shekullit XIX.

“Alo” për herë të parë është përdorur gabimisht nga Edison, pasi ai nuk kishte dëgjuar sinjalin që është dashur t’i vijë.

Sipas krijuesit të telefonit, Alexander Graham Bell është dashur që në thirrjet telefonike të përgjigjemi me “Ahoy!” e cila në thelb është një përshëndetje që është përdorur nga marinarët.

Fjala “Alo” dikur e përdorur gabimisht nga Edison vazhdon të jetë përshëndetja e parë për njerëzit kur hapin telefonin e tyre. /21Media