Këngëtari i njohur hap arkivat

Këngëtari i njohur hap arkivat

Kujtimet nga koha e shkuar zakonisht ruhen në fotografi të shtypura. Fotografitë që ruhen më me kujdes janë ato të fëmijërisë.

Një foto të tillë duket se në arkiva e ka edhe këngëtari i njohur, Seldi Qalliu të cilën sot e publikoi në Instagram.

Përmes kësaj, Seldi zbuloi se së shpejti do ta publikoi këngen e re, shkruan rtv21.tv

“Seldi junior dhe meqë ra llafi shumë shpejt kënga e re se lam nom u bo 1 vit pa nxjerr gjo”, është mbishkrimi që ai e la poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

“Ska dashni” titullohet kënga e fundit e Seldit të cilën e publikoi në fillim të vitit dhe deri tani numëron mbi 2 milionë klikime. /21Media