Anita mjaft aktive

Anita mjaft aktive

Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinajt, Anita është ndër gratë më të pëlqyera të politikanëve.

Moderatorja Anita Muçaj-Haradinaj krahas angazhimeve tjera, duket se ka gjetur kohë edhe për sport.

Ajo së fundmi ka ushtruar kickbox me trajnerin e njohur Agon Halitin, shkruan rtv21.tv

Videon nga ushtrimet, Anita e ka publikuar në instagram për 41 mijë ndjekësit e saj.

Ramush Haradinaj është i martuar prej vitesh me Anita Muçaj-Haradinajn dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy djemë dhe një vajzë./21Media