Këtë vit ajo performon në natën e parë të Festivalit

Këtë vit ajo performon në natën e parë të Festivalit

Ka mbetur edhe një ditë deri te performanca e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo arriti dje në Prishtinë, derisa në një konferencë për medie u shpreh se  ndjehet shumë e lumtur që është në Kosovë, dhe që do të performojë para shumë njerëzve.

Dua edhe para dy vjetve performoi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Sunny Hill” në Parkun e Gërmisë.

Sunny Hill Festival që u organizua në vitin 2016 mblodhi emra të njohur të skenës muzikore, si Mc Kresha, Lyrical Son, Dj Gamble, Dukagjin Lipa e shumë emra tjerë. 100% e të ardhurave nga festivali u dhuruan për bamirësi.

Ky festival mblodhi një numër të madh të njerëzve nga vende të ndryshme.

Teksa brohorisnin “Dua, Dua”, në ora 22:30 doli në skenë ylli botëror Dua Lipa, e cila e emocionuar u shpreh se nuk po iu besonte syve dhe theksoi që është shumë krenare që është shqiptare.

Dua performoi live me bendin e saj, madje ata iu bashkangjitën performancës së saj.

Në këtë mbrëmje Dua performoi edhe këngë live të papublikuara, ndërkaq ka kënduar edhe këngë shqip me babain e saj Dukagjinin.

Sunny Hill, festivali ndërkombëtar i muzikës që mbahet në Parkun e Gërmisë më 10, 11 dhe 12 gusht do të mbledh shumë yje botërore e vendore.

Përveç Dua Lipës, Action Bronson, Martin Garrix, Stanaj dhe Gashit, në Sunny Hill Festival do të performojnë edhe Col3trane, Grace Carter, SG Lewis, Bondax, si dhe artistët më të mirë të skenës si Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Oda, Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Dren Abazi, Gipsy Groove, Offchestra, Gamblemania, Kachinari, MTNJ, Alban Muja, Oda Haliti, Secret 47, Rrrron, Ylli Megi, Gon & Sonik, Kidda, Art Haliti dhe shumë e shumë emra të tjerë.

Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta./21Media