Kur Memli Krasniqi ishte pjesë e skenës

Kur Memli Krasniqi ishte pjesë e skenës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, që nga viti 2004 u bë pjesë e kësaj partie. Që nga ajo kohë Memlin e keni parë në debate të shumta apo edhe nga Kuvendi, si një deputet shumë aktiv.

Por, kush ishte Memli Krasniqi para politikës?

Jashtë politikës, Memli pa kravatë dukej krejtësisht ndryshe. Para angazhimit si deputet, Krasniqi ishte reper i njohur i grupit “Ritmi i Rrugës”, një nga grupet e para që ishte formuar në Kosovë, transmeton rtv21.tv

Ai i mbante flokët e gjata dhe kishte një stil ndryshe nga ky që jeni mësuar ta shihni. Për ju që ndoshta e keni harruar, ua rikujtojmë Memlin e dikurshëm me këto fotografi.

Tekstet e tij ishin mjaft të bukura duke krijuar kështu hite për grupin e tij, të cilin e formuan së bashku me pjestarin tjetër Arbër Recin, që nga viti 1995.

Sa i përket jetës private, kujtojmë se Memli është i martuar prej vitesh me Melizën dhe kanë tre fëmijë./21Media