A është e qëllimshme përplasja BDI- LSDM?

Alternativa thotë po, LSDM-ja me qëndrime kontroverse

Përplasjet e fundit mes LSDM-së dhe BDI-së janë të qëllimshme, që të mbrohen dhe të përfitohen votat shqiptare për zgjedhjet e 12 prillit. Kështu deklaroi dje në emisionin “Click Plus” në Maqedoni sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi.

“Ka zëra që flasin se këto kacafytje mund të jenë të orkestruara, që së paku duke e pasur parasysh se LSDM-ja është shumë e vetëdijshme, se me një bashkëdyzim me BDI-në, ajo do ta humb përkrahjen e shqiptarëve. Sepse shqiptarët në 2016-n e votuan LSDM-në, duke e pasur atë për inat të BDI-së, dhe duke e parë tash se “ju shumë mirë funksiononi”, atëherë mundësia për të votuar sërish është shumë e vështirë”, theksoi Skender Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i Alternativës, raporton TV21.

Por nga LSDM-ja kanë mohuar se përplasjet që BDI-LSDM janë të qëllimshme dhe të orkestruara. Deputeti Hari Lokvenec edhe pse në fillim tha se raportet mes partnerëve të koalicionit janë të sinqerta dhe të ndershme, më vonë pranoi se ka probleme.

“Grindjet e qqëllimshme dhe të inskenuara dhe mospajtimet ndërmjet partnerëve të koalicionit, janë ngjarje të së kaluarës. Në këtë moment, bashkëpunimi ndërmjet partnerëve të koalicionit është i sinqertë dhe i ndershëm, dhe me të njëjtit komunikojmë dhe përpiqemi t’i tejkalojmë të gjitha problemet”, tha Hari Lokvenec nga LSDM.

Gazetarja: Do të thotë keni probleme?

“Mendime të ndryshme gjithmonë ka dhe për mendimet e ndryshme po bisedohet”, u shpreh Hari Lokvenec.

Edhe pse TV21 kërkoi qëndrim, nga BDI-ja janë të paqasshëm për të komentuar këto deklarata.

Por se ka probleme mes LSDM-së dhe BDI-së deklaruan edhe Bujar Osamni dhe Zoran Zaev. Osmani tha se mosfunksionimi i koalicionit do të shqyrtohet në takimet e ardhshme të partnerëve të koalicionit, e kurse Zaevi deklaroi se kjo çështje do të analizohet seriozisht në LSDM. Përplasjet nisën pas raportit të Komisionit të Venecias për Ligjin e gjuhëve, dhe u intensifikuan me dorëzimin e amendamenteve për Kodin Zgjedhor nga BDI./21Media

Back to top button