Rama:Ne planifikojmë mbi bazën e atij buxheti që kemi

Rama:Ne planifikojmë mbi bazën e atij buxheti që kemi

Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, në emisionin “Argument Plus” të RTV21, ka treguar se a i përmbush buxheti që është ndarë për FSK-në të gjitha nevojat për realizimin e objektivave dhe projekteve të rëndësishme që ka ushtria.

“Ne e kemi një deklaratë financiare që ne kemi kërkuar 5.5 milionë për çdo vit për shkak të tranzicionit. Ne planifikojmë mbi bazën e atij buxheti që kemi. Unë nuk mund të them që është i mjaftueshëm sa më shumë që të kemi ne kishim arrit progres më shumë”, ka thënë Rama.

Ndryshe, ditë më parë Forca e Sigurisë së Kosovës shënoi ditën e saj në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo ishte hera e parë që FSK shënon këtë ditë me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës./21Media