Gruaja e Albatritit publikon një fotografi të bukur në rrjetet sociale

Gruaja e Albatritit publikon një fotografi të bukur në rrjetet sociale

Nuk ka shumë kohë që këngëtari Albatrit Muqiqi kurorëzoi dashurinë me Egzonën duke i dhënë fund beqarisë.

Dasma e tyre u bë njëra ndër martesat më të përfolura të shtypit rozë deri në detajet e fundit, shkruan rtv21.tv

Janë parë pjesë të ndryshme nga ceremonia martesore e madje edhe fotografitë e fotosesionit, por së fundmi Egzona e Albatritit e ka publikuar edhe një foto.

Një plan për së afërmi i çiftit i realizuar nga fotografi Norik Uka, i bën dy zogjtë e dashuruar të duken për mrekulli. Se a është kjo fotografia më e bukur e tyre, vlerësojeni vet./21Media