"Fatmagyli" po pushton mediat turke!

“Fatmagyli” po pushton mediat turke!

Tash e sa kohë aktorja e mirënjohur turke, Beren Saat, apo e njohur si “Fatmagyli”, po pushton mediat rozë. Në mediat turke qarkulloi lajmi se ajo dhe këngëtari i njohur turk, Kenan Dogulu në muajin korrik i dhanë fund martesës së tyre 5-vjeçare.

Megjithatë, kjo nuk po e shqetëson aktoren. Në mediat turke po raportohet se ajo nisi lidhje të re, me një artist të njohur turk, Dj Maga. Siç raportohet në mediat rozë, ajo po e shoqëron atë në çdo mbrëmje, transmeton rtv21.tv 

Ajo iu përgjigj thashethemeve, “po kjo jam unë në fotografi”.

Megjithatë, ende nuk dihet sigurt e vërteta rreth kësaj çështje./21Media