A është LDK sot bartëse e vizionit të Rugovës, flet Fatmir Sejdiu

Sejdiu: Nuk e ka të plotë misionin, nuk është çështje personash, është çështje politikash

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në emisionin “Click” në RTV21, ka treguar se a është sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), bartëse e vizionit të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Nuk e ka të plotë misionin, nuk është çështje personash, është çështje politikash që janë udhëhequr, por se e ka të plotë në kuptimin e besimit në LDK dhe besimit në rugovizëm te antarësia e saj, atë mund ta them të plotë”, ka thënë Sejdiu.

Sot u bënë 14-vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Me këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i tij. Homazhe tek varri i ish presidenti të Kosovës, Ibrahim Rugova bëri edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi e qytetarë të shumtë. LDK gjithashtu mbajti akademi përkujtimore në nderim të jetës së presidentit Rugova. U tha se presidenti Rugova shënoi shekullin e shqiptarëve.

Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, më 23 dhjetor të vitit 1989 u zgjodh kryetar i LDK-së, parti kjo e para politike në Kosovë. Ishte vetë presidenti Rugova që thirri një konferencë për medie dhe njoftoi se vuan nga kanceri në mushkëri, pasi që pak kohë më herët ishte tërhequr nga aktivitetet e përditshme.

Presidenti Rugova u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006./21Media

Back to top button