Gjiko foli për gjëra interesante nga jeta private

Gjiko foli për gjëra interesante nga jeta private

Artsiti i njohur kosovar, Gjiko sot ishte i ftuar në emisionin e përjavshëm “Diçka po Zihet”, ku foli për shumë gjëra nga jeta private e tij.

Gjiko iu përgjigj disa pyetjeve interesante rreth jetës së tij, të bëra nga këngëtari i mirënjohur, Visar Peja.

Çka kishe ndryshu në Kosovë?

I pyetur se çdo të ndryshonte në vendin tonë, Gjiko u shpreh që do t’i ndryshonte krejt përveç flamurit, ose siç tha veç mentalitetin-mendjen. “Krejt çka ka, ose veç një, mentalitetin-mendjen, veç mi kap kabllat ndryshe aty nashta ishin ndrru tjerat”, tha Gjiko.

A flet jerum?

Në këtë pyetje, Gjiko tha se pyetni gruan time. Ai tha se bashkëshortja i thotë që ndonjëherë më mirë të mos i tregoj se çka ka folur. “Ja boj mos më trego hiç”, tha Gjiko në “Diçka po Zihet”, shkruan rtv21.tv

Kur je dehë herën e fundit?

Ai tha që herën e fundit kur është dehur ka qenë ditëlindja e reperit Ledri Vula. Gjiko u shpreh se zakonisht nuk dehet.

Nëse të lypin shoqëria pare borxh a ju jep?

Sa i përket kësaj pyetjeje, reperi i njohur tha që s’ka pare. “S’kom, s’ka pare, ku me marë pare”, u përgjigj Gjiko duke qeshur.

Kush është heroi yt?

Lidhur me këtë pyetje, Gjiko tha që nëna. “Heroi jem normal që o nona”, u shpreh Gjiko.

A e paguan tatimin?

Reperi i njohur tha që e paguan tatimin. Gjiko shtoi se mund të mos ta paguaj kontabilistin, por tha që tatimin e paguan.

Projekti i fundit i Gjikos është “Bakllava”, në bashkëpunim me Butrint Imerin, i cili është publikuar më 14 dhjetor 2018 dhe deri tani në Youtube numëron mbi 20 milionë klikime./21Media