E përkushtuar ndaj familjes

E përkushtuar ndaj familjes

Edhe ajo si shumë aktore tjera që ishin pjesë e serialit “Shekulli i madhërishëm”, arriti që  me rolin e saj t’i rrëmbejë zemrat e mijëra shikuesve. Bëhet fjalë për aktoren e njohur turke, Pelin Karahan e cila i dha jetë rolit të sulltaneshës “Mihrimha”, vajzës së vetme të “Hyrremit” dhe “Sulltanit”, shkruan rtv21.tv 

Ajo u shqua për bukurinë dhe u komentua shumë pasi që u bë e njohur në këtë projekt të rëndësishëm, u përfol shumë në mediat turke edhe për jetën e saj private, e mbi të gjitha aktorja vazhdon ende të jetë e bukur dhe e ëmbël sikur gjatë kohës së serialit.

Aktorja në jetën reale është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj, ajo është nënë e dy djemve dhe ka një jetë të lumtur bashkëshortore,  ku lumturinë e saj shpesh nuk heziton ta ndajë me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale.




Ndryshe, aktorja pas përfundimit të serialit “Shekulli i madhërishëm”, ishte pjesë edhe e serialit “Seri e mjaftueshme”, serial ky  i transmetuar në Turqi. /21Media