“Partia Socialiste do të dali e dobësuar nga zgjedhjet"

“Partia Socialiste do të dali e dobësuar nga zgjedhjet”

Opinionisti Dashamir Berxulli ishte sonte i ftuar në emisionin debatues “Click” të RTV21.

Berxulli tha se nëse zgjedhjet mbahen më 30 qershor, atëherë ato do të jenë të pavlefshme, përcjell rtv21.tv

Zgjedhjet do të jenë të pavlefshme nëse mbahen, sepse qoftë edhe me një opozitë si kjo, një opozitë copë-copë që merr veprime jo strategjike, radikalizon lidhje-pa lidhje, bënë gjithmonë domethënë gjënë e gabuar. Edhe aty, megjithatë pushteti i Edi Ramës është sigurisht duke u konsumuar, edhe metodat e tij, edhe energjia me të cilën qeverisë, edhe ekipi i tij.”, tha ai.

Berxulli më tutje tha se nga këto zgjedhje mendon se Partia Socialite do të dalë e dobësuar, për shkak të arrogancës së kryeministrit dhe problemeve që e kanë vazhdimisht partinë.

Unë mendoj që Partia Socialiste do të dali e dobësuar nga zgjedhjet, nga kjo betejë, e cila do të duhej të menaxhohej ndryshe. Për shkak të arrogancës së kryeministrit dhe për shkak të problemeve që e kanë shoqëruar vazhdimisht edhe partinë për të kontrolluar, dhe për t’u mbajtur në pushtet e vetme, sigurisht që këto përgjimet dhe praktikat e tjera korruptive të qeverisjes, të përzgjedhjes e kështu, kanë ndikuar. Megjithatë kur do që të mbahen zgjedhjet, opozita mund ta kontrastojë Edi Ramën në një garë 100 metërshe. Në një garë afatmesme po, sidoqoftë opozita radikalizon situatën sepse për momentin, në perceptimin tim, ajo do që të ketë fitore të shpejtë për të certifikuar pozicionin e vetë, i cili nga 2013-ta ka ardhur në humbje votash, nuk ka opozitë që humbë vota gjashtë vjet, që ka rrjedhje votash.”, tha ai./21Media