"Kur shfaqi interes për të qenë në një lidhje dashurie me mua, u habita si çdo njëri prej jush."

“Kur shfaqi interes për të qenë në një lidhje dashurie me mua, u habita si çdo njëri prej jush.”

Një çift me 28 vjet diferencë është mësuar nga shikimet kur del në publik. Vështrimet e çuditshme nuk i marrin vetëm se ajo është modele dhe ai është 54 vjeçar, i cili drejton motor për personat me aftësi ndryshe.

Mason Reese është 54 vjeç dhe Sarah Russi, 26 vjeçe. Ata i shprehën dashurinë njëri-tjetrit vetëm një javë pas njohjes.

Mason nga New Yorku tha: “E vërteta është se unë nuk e shihja veten si mashkull që mund ti bija në sy. Kur e shihja sa e bukur ishte, nuk mendoja se do të dashurohej me mua. Kur shfaqi interes për të qenë në një lidhje dashurie me mua, u habita si çdo njëri prej jush.”

Ai pranoi se shumë njerëz e kanë pyetur nëse janë bashkë për para dhe gjëra të këtij lloji.

Ndërsa, Sarah bënte një jetë të tillë më parë, por lidhja me Mason është krejtësisht personale.

“Jam shumë e lumtur me Mason. Nuk kam nevojë të jem me të për para”, tha ajo.

Ndërsa, Mason shtoi se lidhja e tyre nuk lidhet me paratë.

“Sarah nuk më ka kërkuar asnjë cent. Ajo më blen dhurata të bukura, kalon kohë me mua, kështu që mendoj se lidhja jonë nuk bazohet tek paratë.”, raporton oranews.