Një romancë që ka zgjatur deri në përfundim të skenarit

Një romancë që ka zgjatur deri në përfundim të skenarit

Seriali “ZONJA E VOGËL” ngërthen një rrëfim mbresëlënës për një Hirushe të kohëve tona. Protagonistët e këtij seriali ua kanë rrëmbyer  kureshtjen dhe simpatinë shikuesve menjëherë, që në episodin e parë. Me një kastë aktorësh, që ndërtojnë karaktere të jashtëzakonshme, seriali “ZONJA E VOGËL” ka mahnitur  shikuesit.

Cansu Tosun në rolin e Nerimanit dhe Barış Bağcı në rolin e Omerit, dy personazhet më të përfolur dhe të pëlqyer të serialit të kanë krijuar një përshtypje te shikuesit se ata janë të martuar edhe në jetën e përditshme, mirëpo romanca e çiftit ka filluar dhe ka mbaruar vetëm brenda serial ndërsa jeta e tyre private ka marrë kahje të kundërta.

Ndryshe Cansu Tosun dhe Barış Bağcı janë të angazhuar në projekte të shumta në kinematografinë turke./21Media