A jemi të gatshëm për anëtarësim në INTERPOL

Sipas  Florian Qehajës Kosova nuk  është gati për INTERPOL

Njohësi i çështjeve të sigurisë  Florian Qehaja,  në emisionin Click në RTV 21,  ka  thënë se Kosova nuk është e gatshme të anëtarësohet në INTERPOL.

“Nuk më ka gëzu fakti që është caktu për këtë vit do të thotë që i ka ardh rendi Kosovës, për shumë faktorë, faktori i brendshëm është që nuk jemi të gatshëm do të thotë të kemi një qeveri në detyrë, tashmë pritet një qeveri e re nëse mund të themelohet , aspekti i dytë që e përmendi Shqipja është puro politik është aspekti i Palestinës “ , ka deklaruar ai, duke shtuar se shtetet sponzore të Kosovës ose janë kundër Palestinës ose  kanë rezerva ndaj këtij shteti. Sipas tij SHBA me administratën e Trump ka një narracion në rritje kundër Palesitnës . “Detyrimisht ata nuk mund të bëjnë ndonjë precedent që të marrin pjesë në aty ku votohet paralelisht për Kosovën dhe Palesitnën pavarësisht se ata kanë mbështjeje të pa rezervë për Kosovën”, ka thënë Qehaja.

Po ashtu ai ka deklaruar se akspekti i tretë është i votave. “Neve na duhen dy të tretat e votave të të pranishmeve do të thotë dikund në bazë të vlerësimeve tona janë mbi 170  apo 172 nëse nuk gaboj dhe këtu pritet në krahasim me UNESKO në të cilën nuk kishim shumë pjesmarrje dhe pësuam fiasco që të jenë dikund rreth 110 pro Kosovës në mënyrë që ne të kemi anëtarësim të sukseshëm,”, ka thënë Qehaja.

Back to top button