Edhe këtë vit Sunny Hill

Edhe këtë vit Sunny Hill

Organizatori i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa  ka njoftuar publikun se  edhe këtë vit do të mbahet festivali “Sunny Hill”.

Dukagjini ka postuar një video në Instagram teksa ka treguar se është duke punuar për “Sunny Hill”.

“A jeni gati, Sunny Hill Festival 2019 po vjen… më shumë info së shpejti”, ka shkruar ai në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

#Repost @sunnyhillfestival ・・・ Are you ready? Sunny Hill Festival 2019 is coming! 🔥 More info soon… #SunnyHillFestival2019

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

“Sunny Hill Festival”, vitin e kaluar është mbajtur në parkun e Gërmisë, në Prishtinë me datat 10, 11 dhe 12 gusht. Festivali kishte karakter humanitar, 25 për qind e të hyrave neto nga festivali iu dhuruan organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore.

Ky festival mblodhi emrat e mëdhenj botërorë në mesin e të cilëve ishte edhe Dua Lipa, Albert Stanaj, Gashi, Action Bronson etj. /21Media