"Alma" e lumtur pranë burrit

“Alma” e lumtur pranë burrit

Nga ndërprerja e serialit “Familja Moderne“, që ishte shumë i shikuar me vite të tëra në Kosovë, thuajse më nuk e keni parë në ndonjë serial tjetër vendor aktoren Vlora Merovcin, e cila kishte luajtur rolin e “Almës”.

Vlora në jetën reale është e martuar me vokalistin e grupit të mirënjohur “Troja”, Bujar Berishën, dhe kanë dy fëmijë Dionin dhe Ea’n, shkruan rtv21.tv

Aktorja tregohet aktive në rrjetet sociale ku herë pas here për ata që e duan publikon fotografi të ndryshme. Kështu ka vepruar edhe së fundmi, kunë rrjetin sociale facebook ka publikuar një fotografi të bukur, në të cilën shfaqet e lumtur afër burrit të saj.

Në serialin “Familja moderne” Vlora ka luajtur rolin e vajzës më të madhe në familje , e cila ishte martuar e re dhe kishte probleme me burrin e saj.

Kutjojmë se, aktorja ka luajtur edhe në disa role tjera në teatër. /21Media