Arta dukej tërësisht ndryshe

Arta dukej tërësisht ndryshe

Një ndër artistet më të dashura shqiptare, Arta Bajrami qysh moti u bë pjesë e skenës muzikore. Nga fillimi i karrierës ra në sy stili i veçantë i këngëtares. Krahas punës së palodhshme edhe ky ishte një indikator që ajo të bëhet emër i njohur i skenës dhe të mbledh rreth vetës njerëz të shumtë që e përkrahën atë në çdo hap të karrierës, transmeton rtv21.tv

Edhe përkundër komenteve të shumta për stilin e saj, ajo asnjëherë nuk ndikohej nga fjalët e të tjerëve. Vazhdonte të qëndronte unike, ashtu siç është edhe sot.

Për ju që ndoshta nuk ju kujtohet se si dukej Arta Bajrami me flokë të shkurta, ja ku po ju sjellim disa fotografi.

“S’ke dite me m’dashte” është projekti i fundit i saj. Këtë projekt e publikoi më 16 korrik dhe numëron mbi 700 mijë klikime./21Media