Blerta dikur si aktore

Blerta dikur si aktore

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu – Kodra është një personazh mjaft i përfolur në media jo vetëm për jetën profesionale.

Para se të bëhej e njohur për publikun si deputete, Blerta njihej edhe si gazetare, pastaj edhe si aktore.

Ndonëse nuk luajti ndonjë rol të gjatë në ndonjë serial, Blerta ishte pjesë e një episodi te seriali vendor “Kafeneja jonë”, në vitin 2009.

Edhe pse kanë kaluar vite nga ajo kohë nuk mund të shihni shumë ndryshme në pamjen e Blertës.

Deputetja nga Drenica ka vite që është martuar me Sabit Kodrën dhe jeton në Prishtinë, ndërsa është nënë e dy fëmijëve, Tanës dhe Jonit. /21Media