Learta mjaft aktive

Learta mjaft aktive

Learta Jakupi është ndër emrat e njohur dhe mjaft të komentuar në mediat rozë. Bashkëshortja e djalit të Shyhrete Behlulit është mjaft aktive në rrjete sociale, ku publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, reja e Shyhretes i është përgjigjur ndjekësve në instagram. E pyetur se a ka oeperacione plastike, Learta ka mohuar një gjë të tillë.

“JO ASNJE”, ka shkruar Learta në instagram.

Learta Jakupi është martuar me Kushtrim Salihun në vitin 2016, në një ceremoni madhështore. Nga martesa, çifti ka një djalë, i cili quhet Matin.

Shyhrete Behluli në bashkëpunim me Learta Jakupin më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Projekti deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media