"...ndoshta kisha mendu me u largu prej politikës..."

“…ndoshta kisha mendu me u largu prej politikës…”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ishte sot e ftuar në emisionin “1 Kafe prej shpisë” në RTV 21.

Deliu-Kodra, përveç që foli për rikthimin e saj në fushën e aktrimit, shpalosi detaje të pathëna më parë nga jeta private si dhe tregoi se a ka pasur ndonjëherë oferta për të aderuar në parti të tjera politike.

Deputetja u shpreh që është e lidhur ngushtë me PDK-në dhe se më përpara do të kishte menduar të largohej nga politika sesa nga partia në të cilën është, përcjell rtv21.tv

Është problematike me e thanë. Për ata që më njohin, e dijnë shumë mirë që e kaluara ime, familja jem, po edhe familja e bashkëshortit që unë për asnjë moment nuk dua me i harru me i përmend, është familje që ka dhënë shumë për vendin, familja e heroit, Ilaz Kodra. Nuk e kam menduar asnjëherë që mundem me shfrytëzua aktivitetin tim politik në një subjekt tjetër, sepse jam e lidhur ngushtë me Partinë Demokratike të Kosovës, ndoshta kisha mendu me u largu prej politikës, po asnjëherë me e lënë rrugëtimin tim me një subjekt që megjithatë, besoj shumë që ka bërë ndryshime për vite të tëra. Duke qenë pjesë e luftës, pastaj pjesë e pavarësisë së vendit, ndërtimit të paqes që megjithatë ndërtimit të një shteti ligjor që s është i lehtë, por mendoj që është një dekadë edhe një parti që i ka dhënë shumë Kosovës.”, tha deputetja,

Madje ajo tha që asnjë subjekt tjetër politik nuk do të duhej t’i bënte oferta, pasi që sipas saj nuk ka parti më të mirë sesa ajo në të cilën është.

Duhet me pa diçka, një pakënaqësi tënden për me t’u ofru një subjekt tjetër politik edhe për me tentu me të bë pjesë të subjektit politik. Unë nuk kam pas asnjëherë, jam shumë e kënaqur me rrugëtimin tim politik edhe të kolegëve të mijë. Jo, nuk e besoj që do të duhej me tentu, sepse nuk ka subjekt më të mirë në vend sesa partia në të cilën unë jam.”, tha Deliu-Kodra./21Media