Zëdhënësi i Kremlinit u përgjigj

Zëdhënësi i Kremlinit u përgjigj

Aktualisht nuk ka plane për takim apo bisedë telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Tani për tani nuk ka lajme”, tha Peskov në pyetjen nëse ata ishin duke u përgatitur për një takim të dy liderëve, i cili mund të ndodh gjatë samitit APEK-ut në Vietnam në nëntor të këtij viti, ose nëse planifikohet zhvillimi i një bisede telefonike para samitit.