"...nuk ka pse nënshkruan ai një marrëveshje, e cila nuk është pjesë e kompetencave të tij"

“…nuk ka pse nënshkruan ai një marrëveshje, e cila nuk është pjesë e kompetencave të tij”

Sonte në emisionin debatues, “Click” të RTV21, ishte i ftuar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili tregoi se a ka kompetenca që presidenti Thaçi të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë.

“Presidenti dhe Qeveria, kryeministri, nënshkruajnë marrëveshje vetëm 18.2, ato marrëveshje nga 18.2, asnjëherë nuk munden me qenë të kategorisë së parë, jo vetëm në Kosovë.”, tha ai.
Hasani shpjegoi edhe cilat janë kompetencat e presidentit, përcjellë rtv21.tv

Kompetencat e presidentit në krejt vendet e Evropës që kanë demokraci kushtetuese parlamentare, janë të tri llojit. E para, janë kompetencat simbolike me të cilat ai përfaqëson, është kreu i shtetit do të thotë, përfaqëson shtetin. Kompetencat e dyta, janë kompetencat procedurale që lidhen me garantimin e funksionit të institucionet të sistemit, s’ka organ që nuk shkon përmes kundër firmës së fundit do të thotë, përjashtim raste të rralla kur e cakton mandatarin edhe atëherë e cakton gjithmonë në konsultim me forcat politike dhe kompetencat diplomatike që janë nënshkrimi i dekreteve për ambasadorë, pranimi i delegacioneve të huaja, përcjelljen e delegacioneve, me i pri delegacionit shtetëror kur shkon nivel të shefave të shteteve ose të Qeverive dhe kështu me radhë.”, deklaroi ai,

Sipas Hasanit, presidenti nuk ka nevojë të nënshkruaj marrëveshje që nuk është pjesë e kompetencave të tij, sepse ajo nuk është valide.

Tjerat janë të qarta domethënë nuk ka pse nënshkruan ai një marrëveshje, e cila nuk është pjesë e kompetencave të tij. Ai mund ta nënshkruaj, po ajo nuk është do të thotë s’është valide.”, tha ai./21Media