Një leopard i kamufluar mirë

Një leopard i kamufluar mirë

Ka vetëm një pemë dhe një degë në plan të parë. Megjithatë, gjatë një inspektimi më të afërt, grabitqari i kamufluar mund të shihet.

Bella Lack, 16 vjeç, postoi imazhin për 150 mijë ndjekësit e saj në “Twitter”, transmeton rtv21.tv.

“Dikush thjesht më dërgoi këtë dhe më kërkoi të gjej leopardin. Unë u binda se ishte shaka … derisa gjeta leopardin. Mund ta vëresh?”, ka shkruar ajo.

Dhe jo për çudi sepse grabitqari është kamufluar mirë.

Leopardët jetojnë kryesisht nëpër pjesët jugore të Afrikës dhe në komunitete të shpërndara nëpër Azi, Pakistan dhe Malajzi./21Media