A mund të parandalohet sulmi në tru, cili është më i rrezikshmi, tregon Dr. Jashari

Dr. Rushit Jashari ka deklaruar se sulmi në tru është mbyllje e enës së gjakut, që ka origjinë nga ndryshimet arteriosklerotike apo trombeve që vijnë nga zemra.
Neurologu ka potencuar se sulmi në tru shkaktohet si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në enët e gjakut siç janë pllakat arteriosklerotike, embolitë e enëve të gjakut. Shkaktarët e këtyre ndryshimeve, sipas Dr. Jasharit, janë sëmundjet kardiake, siç është: hipertensioni, fibrilacioni i zemrës, kardiomiopatitë kronike, diabeti mielit, dislipidemit (sasia e tepërt e yndyrës në gjak), ushqimi jo i shëndetshëm, konsumimi i pijeve alkoolike, abuzimi me substanca narkotike, përdorimi i kontraceptiveve.
Goditja në tru - si ta dalloni dhe parandaloni - Zan Mitrev Clinic
Jashari për rtv21.tv ka treguar se shenjat e sulmit në tru janë: dhimbja e kokës, marramendja, mundimi, mpirja e ekstremiteteve, dobësimi i ekstremiteteve, të përcjella me pares ose plegji, humbja e vetëdijes dhe me avancimin e sëmundjes përcillen edhe me gjendje komatoze, që përfundojnë në shumë raste me fatalitet.
I pyetur se a është më i rrezikshëm-vdekjeprurës sulmi i parë apo i dytë-tretë në tru, neurologu ka theksuar se më i rrezikshëm është sulmi i tretë, “sepse ka dy sulme paraprake dhe indi trunor në sulmin e tretë dëmtohet më shumë”.
Pse shkaktohet sulmi në tru, cilat janë shenjat e tij, tregon neurologu Jashari -
Sulmi me tru sipas Dr. Jasharit mund të parandalohet nëse individi informohet dhe ka edukatë shëndetësore.
“Faktorë të rëndesishëm janë përcjellja e hipertensionit, diabetit, përcjellja e dislipidemisë, largimi nga pijet alkoolike, substancat narkotike dhe kontrollimi i ushqimit të tepërt që shkakton obezitetin. Të gjithë këta faktorë mund të parandalohen duke bërë vizita dhe trajtim nga specialisti përkates”, ka deklaruar Dr. Rushit Jashari, i cili ka shtuar se ka faktorë që nuk mund të ndikojë specialisti neurolog, që të parandalojë sulmin në tru, siç janë: mosha e shtyrë, aspekti gjenetik dhe gjinia./21Media
Si ta parandaloni sulmin në tru

Back to top button