“A mund të shihet dita e enjte si “Dita D” e koalicionit qeveritar?”

Belegu u shpreh që Haradinaj ka qenë transparent ndaj partnerëve të vetë, por edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë

I pyetur nga autori i emisionit debatues “Click” të RTV21, se a mund të shihet dita e enjte si “Dita D” e koalicionit, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Erolld Belegu u shpreh që pak a shumë kjo është dita kur do të definohen gjërat.

“Po defitinitivisht unë mendoj që të premten, të ejten realisht edhe të premten kur është votimi i ligjeve sidomos të buxhetit të Kosovës pak a shumë do të definohen gjërat. Unë edhe njëherë thash sot e kemi pas mbledhjen e qeverisë nuk ka pas asnjë fërkim apo mospajtim të gjitha pikat janë votuar unanimisht dhe askush nuk e ka vu në diskutim çështjen e taksës”, tha Belegu, duke shtuar se Haradinaj ka qenë vazhdimisht transparent.

“Po mendoj arsyeja pse po paragjykohet që mund të ketë probleme në qeveri është çështja e taksës, ajo çka unë dua të ceki dhe duhet ta përmendi është që kryeministri i Kosovës në vazhdimësi ka qenë transparent ndaj partnerëve të vetë, por edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë. Asnjëhere…ndoshta pak edhe shumë transparent, sepse vazhdimisht i ka thënë gjërat haptazi për të cilat edhe është kritikuar në publik shumë.”, shtoi Belegu./21Media

Back to top button