A mund t’ia qëlloni cili këngëtar i njohur është ky?
17 Shtator 2019
Emër i suksesshëm i estradës muzikore
Emër i suksesshëm i estradës muzikore
Ai sot është ndër artistët më të pëlqyer në mbarë trojet shqiptare. Me zërin dhe stilin e veçantë, ai ka rrëmbyer zemrën e publikut kudo ku ka kënduar.
Është fjala për reperin e njohur, Capital T, i cili shumë i ri ka hyrë në skenën muzikore, ndërsa edhe sot vazhdon të korrë suksese të shumta.
Sot reperi u nderua me një çmim nga qyteti i Krujës, të cilit iu dha titulli “Skëndërbe”. Këtë e bëri të ditur Capitali përmes disa postimeve në rrjetin social, Instagram. Për 1 milionë ndjekësit e tij, ai publikoi foto nga vizita që i bëri Krujës, teksa e krahasoi me periudhën kur ishte fëmijë, me ç’rast publikoi edhe një foto nga ajo kohë.
Përveç këtyre, reperi i njohur kosovar publikoi edhe një imazh të bukur, të kohës së fëmijërisë, teksa shihet me plis në kokë, shkruan rtv21.tv
Capital T më 19 shtator do të mbajë koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Kujtojmë që, “Sytë e tu” është projekti i fundit muzikor i Capital T , i publikuar më 04 gusht. Kënga deri tani ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube./21Media