Gruaja e këngëtarit të njohur kosovar

Gruaja e këngëtarit të njohur kosovar

Ajo është ndër këngëtaret e njohura dhe të dashura për publikun, e cila për dekada me radhë ka argëtuar publikun me zërin e saj të veçantë.

Fjala është për këngëtaren e mirënjohur të zhanrit popullor, Merita Spahiu-Muçiqin, e cila ka kënduar për shumë vite edhe përkrah bashkëshortit, Nystret Muçiqit, shkruan rtv21.tv

Përveç zërit, Merita shquhet edhe për stilin dhe bukurinë e saj.  Ajo sot e rregulluar deri në detaje shihet në çdo paraqitje, por duhet theksuar që këngëtarja edhe rreth dy dekada më parë ishte dukur bukur dhe e rregulluar mirë.

Kjo shihet nga disa imazhe të hedhura në internet të bëra rreth 20 vjet më parë, në të cilat Merita duket se edhe në atë kohë rëndësi të veçantë i ka kushtuar dukjes dhe shihet se përveç peshës dhe moshës, në pamje nuk ka ndryshuar edhe aq shumë.

Merita Spahiu-Muçiqi është e martuar me Nystret Muçiqin me të cilin ka tre fëmijë./21Media