A duhet secili të mbajë maskë

A duhet secili të mbajë maskë

A na mbron vërtetë nga infeksioni një maskë fytyre?! – Është pyetje që është shtruar këtyre ditëve. Por, është diskutuar me ashpërsi, herë me argumente e herë pa to. Shumë profesionistë kanë njoftuar publikun se mbajtja e një maske në fytyrë nuk është garancë se personi nuk do të infektohet, sepse virusi mund të transmetohet edhe përmes syve.

Sidoqoftë, maskat janë mjaftueshëm efektive për të ndaluar spërkalat, të cilat janë forma kryesore e transmetimit të koronavirusit.

Por, a duhet secili të mbajë maskë?!

Të dhënat që transmetojnë te audiencat botërore, Organizata Botërore e Shëndetësisë, thekson se:

– Nëse jeni i shëndetshëm, maskën duhet ta vendosni vetëm nëse jeni duke u kujdesur apo keni kontakt me një person që dyshohet të jetë i infektuar.

– Maska duhet mbajtur nëse po teshtini apo po kolliteni dhe jeni në publik.

– OBSH, thekson se maskat janë efektive vetëm nëse shfrytëzohen të kombinuara me larjen e vazhdueshme të duarve me ujë e sapun për së paku 20 sekonda apo pastrimin me tretësirë alkooli. Si dhe…

– Nëse vendosni një maskë, atëherë duhet të dini se si ta shfrytëzoni atë, e pokështu ta hidhni në mbeturina me korrektësi menjëherë pas shfrytëzimit.

Pra, maskat duhet të mbahet në mënyrë të obligueshme nëse jeni në kontakt me dikë që është i infektuar – sepse zvogëlon shansat për bartje të virusit. E pokështu, maskën duhet ta mbani patjetër nëse jeni person që dyshohet apo që jeni të infektuar me koronavirus – kjo në mënyrë që t’i mbroni të tjerët./21Media