A pritet të ketë dimër të ftohtë sivjet, tregon Besim Aliu

Sivjet pritet të kemi një dimër të ftohët. Megjithatë, Besim Aliu nga IHMK-ja po thotë se ata dimrat e acartë si në vitet e kaluar nuk po regjistrohen më për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ai tha se temperaturat mesatare vazhdimisht po rriten në nivel global si pasojë e ndryshmeve klimatike, shkruan rtv21.tv.
Aliu gjatë një interviste për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë“ në RTV21 tha se gjatë këtyre ditëve pritet të ketë reshje shiu. Por na presin edhe disa çaste me diell, ku do të kemi temperatura mbi 20 gradë Celsius, por jo më 30 gradë./21Media

Back to top button