Mozzik dhe Loredana marrin këtë vendim

Mozzik dhe Loredana marrin këtë vendim

Reperi i njohur,  Mozzik dhe reperja Loredana Zefi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it.

Kohëve të fundit ata janë përfolur për një ndarje mirëpo asnjëri nga ta nuk e ka pohuar as mohuar këtë, shkruan rtv21.tv.

Çifti siç duket kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje dhe siç po shihet tani e kanë tejkaluar këtë problem. Mozzik gjatë një postimi në llogarinë ë tij në Instagram ai po e përkrah gruan e tij, në projektin e saj të ri. Projekti i Loredanës do të dal nesër në orën 23:59.

Loredana dhe Mozzik në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzur me emrin Hana.

Dyshja deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur mijëra klikime në Youtube. “Eiskalt”,  “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e çiftit, të cilat i sollën të shoqëruar me videoklipe. /21Media