Mohohet që Haradinaj është ndaluar

Mohohet që Haradinaj është ndaluar

Deputeti nga AAK, Daut Haradinaj ka udhëtuar sot për në Austri. Është raportuar në disa media se  është ndaluar nga policia austriake. Sipas këtyre raportimeve Policia në Vjenë, Haradinajn e kanë ndaluar në bazë të një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Por, një gjë të tillë e ka mohuar për portalin  rtv21.tv  Burim Ramadani nga AAK-ja. “Nuk është e vërtetë.”, ka thënë Ramadani për rtv21.rv

Edhe deputeti Haradinaj para pak minutash ka publikuar një fotografi nga Vjena, mbi të cilën ka shkruar live nga Vjena, që lënë të nënkuptohet që Haradinaj është i lirë.

 

Live nga Vjena.

Gepostet von Daut Haradinaj am Donnerstag, 18. Juli 2019

Edhe deputeti nga AAK, Muharrem Nitaj, është deklaruar përmes facebookut për këtë çështje. “Sapo fola me deputetin Daut Haradinaj! Eshte mire dhe ne lirine e tij.”, ka deklaruar ai.

Ish pjesëtarët e UÇK-së kanë fletarreste të lëshuara nga Serbia dhe shpesh kur kanë udhëtuar nëpër Evropë janë ndaluar në bazë të këtyre fletarresteve. Në bazë të të njëjtit fletarrest ishte arrestuar edhe kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj më 4 janar 2017 nga policia franceze në aeroportin Moulhouse.