Diçka nuk po shkon ndërmjet çiftit

Diçka nuk po shkon ndërmjet çiftit

Kohët e fundit reperët e njohur, Mozzik dhe Loredana Zefi ishin mjaft të komentuar për një ndarje të mundshme të tyre. Por, asnjëri prej tyre nuk e ka mohuar as pohuar një gjë të tillë.

Megjithëse, Mozzik para pak ditësh e ka përkrahur Loredanën për projektin e saj të ri, diçka duket se nuk po shkon mes tyre. Kjo ngaqë, çifti ka larguar njëri-tjetrin nga instagrami, shkruan rtv21.tv

Loredana dhe Mozzik po ashtu kanë larguar fotografitë me njëri-tjetrin në llogaritë e tyre personale.

Mbase kjo ka ndodhur vetëm për ndonjë mosmarrëveshje të vogël, apo ka diçka tjetër ende nuk dihet.

 

Loredana dhe Mozzik në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e kanë pagëzur me emrin Hana.

Kujtojmë që Mozzik dhe Loredana deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur mijëra klikime në Youtube. “Eiskalt”, “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e këngëtarëve, të cilat i kanë publikuar me videoklipe./21Media