Flet Blero

Flet Blero

I ftuar në sezonin e ri të emisionit “1 Kafe prej shpisë” në RTV21, ishte këngëtari i mirënjohur, Blerim Muharremi, i cili më 21 shtator kurorëzoi dashurinë me martesë me Afrona Dikën.

Ai dha detaje për dasmën e tyre e cila u mbajt në Shëngjin, shkruan rtv21.tv

Për argëtimin e mysafirëve në dasmë u përkujdesen Sabri Fejzullahu, Shkurte Gashi, Meda, NRG Band, Gena e emrat të tjerë të cilët siç tregoi Blero kanë performuan pa pagesë.

“Krejt kanë kënduar pa pare, përveç asaj kanë lanë edhe zarf. Më kanë respektuar shumë”, ka thënë Blero.

Dasma e Blero dhe Afronës mblodhi familjarë, miq të çiftit si dhe personalitete të shumta nga të gjitha fushat./21Media