“A vritet pafajësia” në librin e muzikës së klasës VII

“A vritet pafajësia” në librin e muzikës së klasës VII

“A vritet pafajësia” është një prej këngëve e cila më së miri pasqyron luftën e fundit në Kosovë, dhe krimet serbe.

Ndonëse kanë kaluar dy dekada që nga publikimi i saj, kjo këngë ende ngjallë emocion sikur kur dëgjohet për herë të parë, shkruan rtv21.tv.

Këngëtarja Leonora Jakupi, e cila i dha jetë këtij “himni të luftës”, edhe sot e këndon nëpër evenimente të ndryshme.

Suksesi i kësaj këngë është vulosur edhe diku tjetër. Ajo ka zënë vend në librin e muzikës së klasës së VII.

Me këtë krenare është shprehur politikanja Ganimete Musliu, ajo me ndjekësit e saj në instagram ka ndarë fotografi të librit ku mësohet kënga./21Media