Ajaxi më i mirë se Chelsea e Valencia

Ajaxi më i mirë se Chelsea e Valencia

Ish-trajneri i Ajaxit, Aad de Mos, beson që Chelsea është kundërshtari me i vështirë në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Ajaxi është në grupin H së bashku me Chelsea, Valencia dhe Lille. De Mos beson që Ajax është klubi me i mirë nga këto të katërta.

“Ajax është klubi me i mirë nga këto të katërta. Mendoj se do të kualifikohen Ajax dhe Chelsea. Valencia ka filluar sezonin dobët. Kanë vetëm një pikë dhe nuk janë skuadra që ishin vitin e kaluar. Kanë shumë probleme me trajnerin. Lille është një skuadër e mirë, por humbën lojtarin kryesor, Nicolas Pepe, i cili u transferua te Arsenali këtë verë. Është një tërhiqje e mirë e shortit. Kemi gjashtë ndeshje të bukura dhe është mirë për fansat t’i vizitojnë këto qytete të bukura”, deklaroi ai.