Isufi: Pushtetarët e Kosovës neglizhentë në rastin Haradinaj

Isufi: Pushtetarët e Kosovës neglizhentë në rastin Haradinaj

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se këtë të enjte më 6 prill do të merret vendimi përfundimtar për lirimin e plotë të liderit të tyre, Ramush Haradinaj.

Ai thekson se procesi ndaj Haradinajt nga fillimi ka qenë i padrejtë pasi, sipas tij, drejtësia franceze ka rënë pre e shpifjeve të Beogradit. Isufi shton se pushtetarët e Kosovë kanë treguar neglizhencë karshi rastit Haradinaj./21Media