AAK dënon dhunën e mbrëmshme në Maqedoni

Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë publike deklaratën e tyre rreth ngjarjeve të fundit në Maqedoni

Reagimi i AAK-së është si vijon:

“Dhuna e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë është papranueshme dhe ne e dënojmë me forcë. Autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme.

Shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë  dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike.

Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë.

Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike.

AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinjë që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe SHBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës poltike në Maqedoni.“/21Media

Back to top button