AAK gati për procesin zgjedhor

AAK gati për procesin zgjedhor

Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi dorëzoi sot nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me 22 gusht, ku në rend dite do të jenë votimi i IPA 2018 dhe shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Isufi tha se AAK është gati për procesin zgjedhor.

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës është gati për procesin zgjedhor që na pret, e bindur në fitore për shkak të qeverisjes dinamike dhe vendimeve të mëdha që janë marrë nga qeveria Haradinaj dhe vendimet e mëdha qe pritet të merren në të ardhmen. Tani, më e fuqishme se kurrë Aleanca është e gatshme me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike. Për 100% shtet”, shkroi Ahmeti në Facebook./21Media