Sonte në Debat Pernime partitë politike prezantojnë ofertën për zhvillimin ekonomik dhe punësimin

Sonte në Debat Pernime partitë politike prezantojnë ofertën për zhvillimin ekonomik dhe punësimin

U fol për heqjen e akcizës ndaj duhanit, dhe si kjo u ka sjellur përfitime njerëzve të afërt me AAK-në.

Bajram Hasani dhe Magbule Shkodra nga AAK folën mbi këtë çështje.

“Kur krijohen ligjet krijohen për të gjithë. Nuk flasim për kompani konkrete dhe çdo kush mund të investoj në industrinë e duhanit.”, deklaroi Hasani.

Në anën tjetër Shkodra spjegoi se pse është hequr akciza e këtij produkti, shkruan rtv21.tv.

“Akciza e duhanit ka qenë e bazuar në sasinë e duhanit, Qeveria ka vendosur që të vendosë një akcizë e cila është e bazuar në cilësinë e duhanit”, theksoi ajo.

Shkodra tutje tha se akciza ndaj duhanit nuk është hequr tërësisht, mirëpo tani fokusohet në cilësinë e tij, e jo në sasinë.

Hasani ka theksuar se e përkrah shumë heqjen e akcizës ndaj industrisë së duhanit pasi është shumë fitimprurëse.

Hasani ka folur edhe për krijimin e një fondi zhvillimor i cili do të mundësonte që bizneset e vogla dhe të reja të mos marrin kredi me kamata të larta mirëpo të gjejnë ndihmë tek ky fond, me anë të parasë publike./21Media